Milani ka pësuar edhe humbjen e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Kësaj radhe, Rossonerët kanë humbur me rezultat minimal (1-0) nga Porto në Estadio do Dragao.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Goli i vetëm në këtë takim u realizua në minutën e 67-të kur shënoi Luis Diaz pas asistimit nga Mehdi Taremi.
Kjo ishte humbja e tretë e Milanit në Grupin B dhe mbetet në kuotën e zero pikëve pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Porto, në anën tjetër, ka grumbulluar katër pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vend të dytë. Derisa Liverpooli është lider me nëntë pikë nga tri fitore.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë