Klubi i madh italian, Milan pritet të dënohet nga UEFA shkaku i thyerjes së rregullave të Fair Play Financiarit.
Problemet e Rossonerëve nuk janë vetëm në fushën e lojës, por edhe në organizatë.
Pas rezultateve jo të mira në fushë, Milani nuk ka shënuar rezultate të mira as në aspektin financiar të klubit.
Kështu, që Milani thuhet se do të përballet me një gjobë prej 20 milionë eurosh nga UEFA si pjesë e marrëveshjes së tyre të pakënaqshme me Fair Play Financiar (FFP).
Sipas mediumit italian Leggo, një dënim prej pesë milionë eurove është ‘i përcaktuar’, ndërsa shuma prej 15 milionë eurosh është e kushtëzuar për Milanin në lidhje me arritjet e disa rezultateve ekonomike.
Kjo vjen pasi Rossonerët dështuan të negociojnë një marrëveshje vullnetare me UEFA-n pasi kishte dyshime në lidhje me aftësinë e klubit për të shlyer një kredi prej 300 milionë euro deri në tetorin e ardhshëm.
Mundësia e vetme që i ka mbetur Milanit është të filloj me shitjen e disa nga yjet kryesore të skuadrës për të mbuluar borxhet dhe për të rregulluar raportet me UEFA-n.
Lojtarët që rrezikojnë më shumë largimin dhe janë të kërkuar në treg janë: Leonardo Bonucci, Andre Silva dhe Gianluigi Donnarumma./Telegrafi/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...