Milani pa shërbimet e tre lojtarëve në ndeshjen e ardhshme

22:16 | 16 Janar 2019
Arbresh Info

Milani duhet të luaj pa shërbimet e Franck Kessie, Alessio Romagnolit dhe Davide Calabrias kundër Genoas për shkak se treshja janë suspenduar pas Superkupës.

“Rossonerët” u mposhtën me rezultat 1 me 0 në Jeddah nga Juventusi këtë mbrëmje (e mërkurë) dhe kjo do t’i kushtojë atyre tutje edhe në Serie A gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.

Kessie u ndëshkua me karton të kuq pas një intervenimi nga VAR për goditjen e tij në këmbë ndaj Emre Can, gjë të do të thotë se lojtari automatikisht do të mungojë një ndeshje.

Megjithatë Calabria ishte ndëshkuar me karton të verdhë pasi shkaktoi një fal ndërsa kapiteni Romagnolu u ndëshkuar gjithashtu me të verdhë si pasojë e një mospajtimi me gjyqtarin.

Ata kanë mbledhur mjaftueshëm kartona të verdhë për tu suspenduar, gjë që do të thotë se ata nuk do të luajnë në ndeshjen e së hënës në Serie A kundër Genoas.

Suso rikthehet për shkak se ndalesa e tij përfundoi me mungesën e tij në Superkupë./arbresh.info/

Të ngjashme