Milani nuk ka arritur të rikthehet te fitoret, pasi ka barazuar në ndeshjen e dytë radhazi në Serie A.
Rossonerët u ndalën në San Siro nga Udinese në një barazim 1-1.
Pjesa e parë i takoi vendasve që krijuan më shumë nga loja dhe vetëm pas 29 minutave e gjetën golin e epërsisë.
Sandro Tonali asistoi bukur te Rafael Leao i cili u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia shënoi për 1-0.
Milani përkundër se pati edhe disa raste, nuk arriti të shënonte më gola dhe 45 minutat e parë përfunduan me epërsinë minimale 1-0.
Rossonerët vazhduan të kenë më shumë nga loja, por pa arritur të konkretizojnë rastet.
Në minutën e 67-të mysafirët nga rastet e rralla që patën arritën të shënonin, kur Destiny Udogie u gjend bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pas barazimit të rezultatit Milani vazhdoi në ofensivë, duke pasur një rast të mirë me Rafael Leaon, por pa sukses.
Në minutën e 92-të, sulmuesi spanjoll Gerard Delofeu pati një rast fantastik, kur goditja e tij u ndal me shumë vështirësi nga Maignan.
Gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Milani vazhdon të mbetet lider me 57 pikë, tri më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak, derisa Udinese është e 14-ta në tabelë me 26 pikë.
Ndeshjen e radhës Rossonerët do ta luajnë në udhëtim te Napoli, derisa Udinese pret Sampdorian.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030