Milani ka fituar me shumë spektakël ndaj Hellas Veronës në kuadër të javës së 36-të në Serie A me rezultat 3-1.
Rossonerët ia dolën të shënonin të parët në këtë takim, por goli i Sandro Tonalit në minutën e 16-të u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Kështu, për 1-0, Verona ishte e para që e tundi rrjetën, pasi Davide Faraoni pranoi një asistim pre Lazovic, duke kaluar në epërsi.
Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, Tonali (45+3) nuk u zhgënjye kësaj here dhe i barazoi shifrat në 1-1, me asistimin e Rafael Leaos.
Me të filluar pjesa e dytë, Rososnerët ia dolën t’i përmbysin shifrat në 2-1, duke sinjalizuar se kishin shkuar për të fituar.
Ishte minuta e 50-të e takimit, kur Tonali shënoi edhe golin e dytë të tij personal dhe të dytin për skuadrën e tij, me Leaon që ishte sërish asistues.
Deri në fund, Milani nuk u dorëzuar dhe shënoi edhe të tretin, tani me anë të Alessandro Florenzit (87′), me Junior Messias që ishte asistuesi.
Pas javës së 36-të, Milani ka 80 pikë, dy më shumë se rivali lokal Interi, ndërsa në xhiron e 37-të do të ketë punë me Atalantan.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...