Legjendës Paolo Maldini nuk duhet t’i ketë pëlqyer aspak humbja e pësuar nga Milan kundër Juventus, si në aspektin e rezultatit, ashtu edhe në atë të lojës së bërë nga skuadra e Vioncenzo Montellas.
Sigurisht atij nuk duhet t’i vijë aspak mirë ta shohë ish-ekipin e tij të bjerë kaq poshtë, teksa tifozët vazhdojnë të ëndërrojnë për kohët kur ai dhe ish-lojtarët e tjetër kuqezi të kohës së tij pushtonin bënin ligjin në botën e futbollit.
Maldini ka analizuar momentin aktual që po kalon “Djalli”: “Për momentin, ky Milan nuk është për Champions League. Skuadra ka bërë shumë ndryshime, duhet durim, rezultatet nuk vijnë kurrë menjëherë”.
Fjalë të forta, por edhe shumë objektive. Por që tregojnë se ish-futbollisti nuk ka shumë besim te projekti i ri i klubit.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...