Kriza e dëmtimeve të Milanit nuk ndalet, pesë lojtarë mund të humbasin takimin ndaj Sampdorias.
Mario Mandzukic, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria do të humbasin këtë ndeshje siç raporton La Gazzetta dello Sport, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi kroat ka luajtur vetëm 157 minuta që kur u bashkua me Rossonerët në afatin kalimtar të janarit.
Edhe Rafael Leao do të humbasë ndeshjen për shkak të një problemi në muskul.
Gjendja fizike e Brahim Diaz duhet të vlerësohet, por spanjolli gjithashtu rrezikon të humbasë ndeshjen për shkak të një dëmtimi të marrë gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Ante Rebic është rikuperuar nga një dëmtim dhe dënimi që kishte pasur, prandaj është i gatshëm.
Zlatan Ibrahimovic do të drejtojë sulmin e Milanit pas kthimit të tij në ekipin kombëtar të Suedisë.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...