Milani në epërsi ndaj Sassuolos

18:40 | 2 Mars 2019
Arbresh Info

AC Milani ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër Sassuolos.

Kuqezinjtë janë duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në San Siro në takimin kundër Sassuolos në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Goli u realizua nga mbrojtësi Mateo Musacchio në minutën e 35′ të pjesës së parë.

Qendërmbrojtësi shënoi pas një harkimi nga rivënia këndore.

Në rast se rezultati përfundimtar i ndeshjes mbyllet kështu, AC Milani kalon në pozitën e katërt në tabelë./arbresh.info/

https://streamja.com/1JmP

https://twitter.com/Paracelsus/status/1101899280925769728

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme