Milani është duke kërkuar ta përforcojë repartin defensivë për edicionin e ri.
Kapiteni Alessio Romagnoli u largua në drejtim të Lazios dhe Rossonerët janë duke kërkuar një mbrojtës qendre.
Kampioni në fuqi i Italisë ka rikthyer sytë nga Anglia, ku pritet afrimin i qendërmbrojtësit anglez Japhet Tanganga.
23-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mëdha nën urdhrat e Antonio Contes dhe ka kërkuar largimin nga Spurs.
Sky Sport ka raportuar se drejtuesit e Milanit kanë hapur bisedimet me ata të Spurs për afrimin e qendërmbrojtësit anglez.
Rossonerët e duan si huazim Tangangan me mundësi blerje në fund të sezonit./Telegrafi/
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës