Google ADS

Milani në bisedime me Rabiotin?

19:59 | 23 Gusht 2018
Arbresh Info

Mediat në Francë janë duke pretenduar që Milani është në kontakt të afërt me rrethin e Adrien Rabiotit për transferimin e tij falas nga Paris Saint Germain.

Kontrata aktuale e mesfushorit 23-vjeçar do të skadojë në fund të sezonit dhe lojtari është duke refuzuar vendosjen e lapsit në marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.

Shumë klube janë përfolur për transferimin e tij, përfshirë gjigantët si Juventusi, Roma dhe Interi.

Bazuar në ‘Le10Sport’, drejtorët e Milanit – Leonardo dhe Paulo Maldini, kanë qenë në kontakt të shpeshtë me rrethin e Rabiotit gjatë javëve të fundit.

Ata janë duke shqyrtuar mundësinë për të transferuar falas atë në qershor të vitit 2019 ose të paktën të sigurojnë shërbimet e tij për një çmim më të vogël nëse PSG vendos ta shes atë në janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme