Milani është ndalur nga Cagliari me një barazim pa gola të dielën, duke dështuar ta shfrytëzojë mundësinë për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në ditën e parafundit të sezonit në Serie A.
Barazimi i Milanit nënkupton se dy vende nga Serie A në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të përcaktohet në ditën e fundit të kampionatit italian javën e ardhshme.
Milani e mban pozitën e tretë, tani me 76 pikë, aq sa ka Napoli në vendin e katërt, ndërsa Juventusi është i pesti me 75 pikë.
Nga tri skuadrat në garë për dy vende në Ligën e Kampionëve, Milani do të ketë punë më të vështirë në ditën e fundit të sezonit, pasi përballet me Atalantën, skuadrën e rrezikshme të Gian Piero Gasperinit e cila e ka siguruar tashmë biletën për garën prestigjioze evropiane.
Juventusi përballet me Bolognan në javën e fundit, ndërsa Napoli me Veronën.
Skuadra e Stefano Piolit e priti Cagliarin, një skuadër që nuk kishte ndonjë synim pasi tashmë e ka siguruar mbijetesën, e vetëdijshme se një fitore do t’ia siguronte rikthimin në Champions pas shumë vjetëve.
Megjithatë, kuqezinjtë dështuan ta thyenin mbrojtjen vizitore, megjithëse e mbizotëruan në fushë.
Në fakt, Milani ka mundur të pësonte edhe më keq, humbjen, sikur mos të ishte për pritjet mahnitëse të portierit Gigi Donnarumma.
Ai ua mohoi lojtarëve të Cagliarit golin në dy raste të pastra shënimi në pjesën e dytë.
Milani tani duhet ta mposhtë Atalantan në ndeshjen e fundit të sezonit për ta siguruar rikthimin në garën prestigjioze evropiane pas plot shtatë vjetëve. /Gazeta Express/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...