Milani mund të përdorë klauzolën e Pessinas për të transferuar Ilicicin

18:37 | 31 Korrik 2021
A. B.

Milani po harton një plan për të ulur koston e transferimit të Josip Ilicic duke hequr disa nga paratë e papaguara nga marrëveshja për transferimin e Matteo Pessina te Atalanta para disa viteve.

Ilicic është një nga lojtarët e shumtë të lidhur me një lëvizje te Rossonerët për rolin ‘trekuartista’, dhe ndoshta ka më shumë gjasa të transferohet, pasi ai është gjithnjë e më shumë jashtë planeve të trajnerit Gian Piero Gasperini në Bergamo.

Sipas gazetarit të Tuttosport, Fabio Gennari, i cili po fliste për MilanNews.it, mund të ketë një çelës për ta bërë marrëveshjen të funksionojë.

Kur Milani e shiti Pessinan tek Atalanta për vetëm 1.78 milionë euro në vitin 2017, ata mbajtën 50 për qind të fitimit nga transferimi i ardhshëm.

Sidoqoftë, ajo klauzolë skadon në paraqitjen e tij të 100-të në fanellën e Atalantas, dhe ai aktualisht është në kuotën e 59 paraqitjeve.

Në atë fazë, Milani thjesht do të merrte 2 milionë euro, që është një vlerë e vogël në krahasim me shifrën që Atalanta mund të bënte tani nga shitja e fituesit të Euro 2020.

Rossonerët mund të propozojnë që të hiqet ajo klauzolë dhe për këtë arsye të ulet oferta për Ilicic në rreth 6-7 milionë euro.

Ilicic është 33 vjeç dhe praktikisht e kaloi tërë karrierën e tij në Itali, duke ardhur në Palermo në vitin 2010, pastaj te Fiorentina para kalimit në Atalanta më 2017.

Ai kontribuoi me shtatë gola dhe 11 asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme