Google ADS

Milani mposht me lehtësi Venezian

22:52 | 22 Shtator 2021
KRG

Skuadra e Milanit ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Milani ka arritur të mposht Venezian me rezultat 2-0.

Përkundër rasteve të shumta nga të dyja ekipet pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndërsa në të dytën ‘Rossonerët’ gjetën golin në min e 68’ me Brahim Diaz që shënoi një gol të bukur.

Gjiganti italian vazhdoi me sulme dhe arriti të shënojë golin e dytë përmes Theo Hernandez në min e 82’.

Këto dy gola i mjaftuan Milanit që të arrijë një fitore solide që tash e rendit në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë pas pesë xhirove të para.

Me këtë humbje Venezia mbetet në zonën e rrezikshme në pozitën e 18 me vetëm tre pikë të grumbulluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme