Muaji janar është një muaj vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e Rafael Leao, i cili duket i gatshëm të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Milanin.
Ylli portugez është kthyer në Milanello për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit dhe drejtorët e klubit do të takohen me agjentët e tij në javët e ardhshme për të paraqitur ofertën e tyre për të zgjatur qëndrimin e Leaos në San Siro përtej vitit 2024 .
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani do të ofrojë një marrëveshje të re me gjashtë deri në 6,5 milionë euro, e cila mund të rritet edhe n shtatë milionë euro. Milani nuk është i gatshëm të vendosë më shumë para në tavolinë.
Paga aktuale e Leaos është 1.5 milionë euro në sezon dhe edhe nëse marrëveshja e re e mundshme nuk do të lejonte zgjidhjen e problemeve të tij me Sporting Lisbonën plotësisht, duke paguar një gjobë prej rreth 19 milionë euro, 23-vjeçari duket i vendosur të zgjasë kontratën e tij.
Leao është i lumtur në klub dhe mirënjohës ndaj kuqezinjve për zhvillimin e tij gjatë viteve të fundit. Për këtë arsye, ai duket i vendosur për të përkushtuar të ardhmen e tij në klub dhe janari do të jetë një muaj vendimtar.
Milani tashmë ka vendosur që nuk do ta shesë yllin e tyre gjatë afatit kalimtar të dimrit, edhe nëse Leao nuk nënshkruan një marrëveshje të re në janar.
Po kështu, zgjatja e kontratës së tij muajin e ardhshëm nuk do të garantojë qëndrimin e tij gjatë verës pasi kuqezinjtë do ta shesin sulmuesin për një ofertë me të madhe në korrik.
Leao ka një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por është ende e paqartë nëse do të mbetet e njëjtë në marrëveshjen e re të ofruar nga kampionët aktual të Serie A. /Telegrafi/
Milan-Leao, l’accordo a gennaio si può fare: i motivi del sì #calciomercato https://t.co/YvrB7UPno2
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) December 28, 2022
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...