Milani ka arritur të shënoj fitore në udhëtim tek Verona me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.
Theo Hernandez shënoi golin e parë një minutë pa përfunduar pjesa e parë, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa për të dyfishuar epërsinë u përkujdes Christian Pulisic në minutën e 50-të.
Tijani Noslin shënoi për Veronën një supergol për të ngushtuar epërsinë.
Mirëpo kjo ishte e tëra për vendasit pasi 15 minuta më vonë Chukwueze shënoi golin e tretë për Milanin.
Pas kësaj fitore Milani është në vendin e dytë në tabelë me 62 pikë kurse Verona ka mbetur e 15-ta me 26 sosh./Arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...