Nuk është sekret që AC Milan nuk do të ketë të holla mjaftueshëm në dispozicion nëse ata dështojnë për të arritur marrëveshje për shitjen e klubit. Sino Europe ka dështuar për të finalizuar blerjen e klubit pavarësisht negociatave të vazhdueshme që nga vera e kaluar.
Sidoqoftë, sipas një raporti nga gazeta gjermane ‘Bild’, AC Milan ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Sead Kolasinacun, i cili ka kontratë me Schalke 04 deri në fund të këtij sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti italian nuk është i vetmi klub i interesuar për shërbimet e tij, Liverpooli dhe Manchester City janë gjithashtu duke u përpjekur për të siguruar transferimin e futbollistit, të cilin Chelsea dhe Juventusi tentuan për të rrëmbyer gjatë muajit janar.
Kolasinac është njëri nga mbrojtësit e krahut të majtë të mirë në Bundesliga ku ka krijuar shtatë asistime dhe ka shënuar tri herë brenda 30 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet me Schalken./arbresh.info
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...