Milani me ofertë 20 milionëshe për Dijks

11:23 | 3 Korrik 2019
Arbresh Info

Milani raportohet të ketë bërë një ofertë befasuese prej 20 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, Mitchell Dijks.

Bazuar në një raport nga De Telegraaf, oferta ka bërë që agjenti i Dijks, Dick van Burik, të takohet me Bolognan për bisedime rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari iu ribashkua “Rossobluve” nga Ajaxi verën e kaluar dhe ka tërhequr vëmendje gjatë shmangies së tyre nga zona e dëbimit në sezonin 2018/19.

Ai është njëri nga lojtarët më të gjatë në Serie A me një gjatësi prej 1.94 metra.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse holandezi ka qenë vetëm alternativ e Theo Hernandez në rast të dështimit të Milanit për marrëveshje.

Goal mëson se ai mund të arrijë të krijojë një pamje të re në krahun e majtë me Theon duke i lejuar Diego Laxalt, Ricardo Rodriguezit dhe Ivan Strinicit të zhvendosen të gjithë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme