Milani raportohet se është afër për të bërë një marrëveshje me kompaninë Puma për krijimin e fanellave të tyre, por ajo do të vlej më pak sesa marrëveshja aktuale me kompaninë Adidas.
Në fillim të këtij muaji është raportuar se Adidas do të ndërpres marrëveshjen e tyre prej 19.7 milionë euro për sezon me “Rossonerët” pas 20 viteve bashkëpunim, transmeton portali arbresh.info. Këtë mëngjes, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton që një marrëveshje mund të prezantohet së shpejti ndërmjet Diavolos dhe Pumas, por mund të vlej rreth 10-15 milionë euro për sezon.
Përveç tjerash, marrëveshja do të jetë më vogël sesa ajo që Milani ka fituar nga Adidas, marrëveshje e cila nuk do të skadonte deri në vitin 2023.
Reduktimi i të hollave nga sponsorizimi është një ndryshim i tmerrshëm për “Rossonerët”, veçanërisht nëse dështojnë të kualifikohen në Ligë të Kampionëve këtë sezon./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...