Google ADS

Milani lë shtatë lojtarë në shtëpi, nuk i fton për turneun në SHBA

17:08 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Milani ka thirrur lojtarët si Pepe Reina, Leonardo Bonucci, Alen Halilovic, Andrea Bertolacci dhe Nikola Kalinic për turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka lënë shtatë të tjerë në shtëpi.

Reina dhe Halilovic udhëtojnë së bashku me skuadrën pas arritjes në klub nga Napoli dhe Hamburgu, por së bashku me ata do të jenë edhe Bonucci, Bertolacci dhe Kalinic, pavarësisht raporteve se treshja janë afër largimit nga Milani, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Gustavo Gomez, Riccardo Montolivo, Carlos Bacca dhe portieri Gabriel duket tashmë se janë rrugës për largim për shkak se ata janë anashkaluar.

Ivan Strinic, Lucas Biglia dhe Andrea Conti do të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi, megjithëse dyshja e parë janë duke pushuar për shkak të paraqitjeve të tyre në Kampionatin Botëror, ndërsa mbrojtësi i krahut të djathtë vazhdon mjekimin në tavolinë.

Milani nisi edicionin e tyre në International Champion Cup kundër Manchester United në korrik të vitit 2016 para përballjes ndaj Tottenham Hotspurit në muajin gusht./arbresh.info/

Skuadra e Milanit për turneun në SHBA: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina; Abate, Antonelli, Bellodi, Bonucci, Calabria, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Simic, Zapata; Bertolacci, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Halilovic, Kessie, Locatelli, Mauri, Torrasi; Borini, Cutrone, Kalinic, Silva, Suso, Tsadjout

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme