Google ADS

Milani ka rregulluar falas ardhjen e kampionit të botës me Francën

14:50 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sevilla dhe Milan kanë filluar negociatat me përfaqësuesit e mesfushorit francez Florian Thauvin, i cili po luan shkëlqyeshëm për Marseille këtë sezon.

27-vjeçari do të jetë lojtar i lirë nga kjo verë sepse ai refuzoi të zgjasë kontratën e tij me Marseille. Ai ka shënuar gjashtë gola në 15 paraqitje të kampionatit francez këtë sezon dhe gjithashtu është lidhur me Leicester City, përcjell Korneri.net

Sipas Calciomercato, Milani tashmë ka arritur ta bindë atë që të vijë në San Siro, megjithëse Roma ishte shumë e interesuar për të së bashku me Sevillan.

Paolo Maldini po kryer punë shkëlqyeshëm, dhe është më meritori që po ndërton një Super Milan, klub i cili nuk ka pësuar asnjë humbje këtë edicion në Serie A.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme