Tashmë janë shitur rreth 70 mijë bileta për ndeshjen Milan-Juventus, duke thyer rekord sa i përket numrit të tifozëve për një ndeshje Kupë në histori.
Ndeshja e parë gjysmëfinales mes dy gjigantëve italian zhvillohet sonte në San Siro nga ora 20:45.
Sipas mediave italiane, biletat për këtë ndeshje janë shitur, ndërsa ka mbetur edhe një numër i vogël i ndarë për tifozët e Juventusit.
Numri prej 70,000 tifozë do të jetë një rekord sa i përket Kupës së Italisë.
Të mërkurën në mbrëmje, Interi luajti ndaj Napolit në Giuseppe Meazza, ku ishin të pranishëm 59,601 shikues.
Ndeshjet e Kupës së Italisë këtë vit po dalin me interes të madh për tifozët italianë./telegrafi
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...