AC Milani thuhet të jetë i interesuar për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.
Bazuar në raportet e fundit në Itali, “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e mbrojtësit qendror të kampionit evropian, transmeton portali arbresh.info.
Lovren ka bërë vetëm 18 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve sezonin e kaluar për shkak të lëndimit dhe formës së Virgil Van Dijk, Joe Gomes dhe Joel Matip.
Milani shkarkoi trajnerin Gennaro Gattuso dhe pritet të lansojnë një program rindërtimi në skuadër ndërkohë që besohet se kroati, i cili mbush 30 vjeç muajin e ardhshëm, është një top shënjestër.
Klubi në Serie A nuk ka bërë ende ofertë zyrtare në këtë pikë, por pritet të reagoj me të emëruar Marco Giampaolon si trajner./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...