Milani është ende duke eksploruar opsionin e transferimin e sulmuesit 21-vjeçar të Chelseat, Armando Broja në “San Siro” në një marrëveshje huazimi, pavarësisht se ka marrë një përgjigje negative nga londinezët pas interesimit të tyre fillestar.
La Gazzetta dello Sport raporton se Milani ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e “Stamford Bridge”, por Chelsea heziton ta lë Broja të largohet përpara se të dijë nëse mund ta zëvendësoj, shkruan Arbresh.info.
Londinezët kanë humbur kohët e fundit nënshkrimin e yllit të verës Christopher Nkunku për një ‘periudhë të zgjatur’ për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar gjatë një miqësore para-sezonale kundër Borussia Dortmund.
Milani është ende i etur për idenë e nënshkrimit të Broja, i cili së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i tij në gju.
La Gazzetta shkruan se ai është në pole position për t’iu bashkuar kuqezinjve ndaj Hugo Ekitike të PSG-së.
Thuhet se Broja është i uritur për një mundësi për të luajtur rregullisht dhe vazhdimisht për një ekip të nivelit të lartë, prandaj La Gazzetta beson se Milani mund të jetë destinacioni perfekt për shqiptarin./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...