Milani identifikon dy zëvendësues të mundshëm të Donnarummas

13:19 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Gjiganti italian në Serie A, AC Milani ka identifikuar dy kandidatët potencial për të zëvendësuar portierin Gianluigi Donnarumma.

Reprezentuesi i Italisë është përfolur shumë për largim nga skuadra me bazë në Milan ndërkohë që ata janë duke pasur probleme për të balancuar çështjen e financave dhe do të detyrohen të shesin disa nga yjet e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Sipas raporteve të fundit, “Rossonerët” kanë identifikuar Alessandro Plizzarrin dhe Mattia Perinin si zëvendësues të Donnarummas.

Alessandro Plizzarri, portieri i Livornos

Plizzarri është aktualisht në formë huazimi te klubi Livorno në Serie B, ndërsa Mattia Perin është pjesë e kampionit në fuqi të Italisë.

Alessandro Plizzarri besohet të jetë një kandidatë më i mundshëm për zëvendësimin e 20-vjeçarit meqenëse Livorno është një klub që drejtohet nga Milani./arbresh.info/

Mattia Perin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme