Milani mund të tundohet nga paratë e ofruara dhe ta shes te Arsenali, mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez për 34 milionë euro.
Sport Premium dhe Daily Mail, shkruan se Arsenali ka bërë një ofertë për Rodriguezin, por që është refuzuar.
Milani ia ka treguar çmimin e lojtarit, që është 34 milionë euro dhe Arsenali po mendon për ofertë të re.
Mediumi italian shkuan se negociatat mes dy klubeve do të rifillojnë në orët e ardhshme, edhe pse nuk parashikohej një largim i zviceranit nga San Siro.
Në anën tjetër Nikola Kalinic është drejt largimit te Atletico Madrid, që do të bënte që Milani t’i kishte fondet e sigurta për transferimin e një mesfushori.
Gazeta angleze në ana tjetër pretendon që kalimi i Rodriguez te Arsenali është më se i sigurt, pasi që për të do të paguhen 30 milionë funte (34 milionë euro).
Gunnersat kanë nevojë për një mbrojtës të majtë, pasi Sead Kolasinac dhe Nacho Monreal, janë të lënduar.
Nëse Rodriguez do të vijë atëherë do të bashkohej me Granit Xhakën që luan me të te Zvicra.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...