Milani pritet t’i ofroj Gianluigi Donnarummas shiritin e kapitenit për të bindur atë që të vazhdoj qëndrimin në klub.
Portierit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe 18-vjeçari është larg marrëveshjes për kontratë të re me klubin, transmeton portali arbresh.info.
Agjenti i tij, Mino Raiola ngurron për të vendosur rreth të ardhmes së tij te “Rossonerët” derisa ambiciet e pronarëve të rinj kinez të qartësohen, megjithëse një numër i madh klubesh kanë shfaqur interesim.
Sipas raporteve të mediat italiane, Diavolo do t’i ofroj 3.5 milionë euro për sezon talentit të ri për të bindur atë që të vazhdoj qëndrimin në klub.
Madje, shiriti i kapitenit i është garantuar reprezentuesit të Italisë si një shenjë që shfaq besimin ndaj tij./arbresh.info
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...