Milani i tregon Tottenhamit sa është i gatshëm të paguajë për Aurierin

10:09 | 15 Gusht 2020
A. B.

13 milionë funte, kaq është i gatshëm të paguajë Milani për Aurierin.

Milani nuk do të paguajë me shumë se 13 milionë funte për mbrojtësin e Tottenham, Serge Aurier – raporton Bleacher Report.

Spurs duhet ta largojnë atë nga klubi para se të marrin mbrojtësin e Lille, Zeki Celik. Milan është i interesuar seriozisht për Aurier, por s’mund t’ia plotësojë kërkesës e Tottenham që do të paktën 20 milionë funte. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme