Google ADS

Milani i jep afat tri ndeshje Gattusos

21:17 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Gennaro Gattuso ka tri ndeshjet e ardhshme në Serie A për të siguruar të ardhmen e tij ose do të shkarkohet.

Strategu vazhdon të jetë nën presion pas eliminimit tronditës nga Evropa Liga në fazë grupeve, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse skuadra e tij qëndron në pozitën e katërt në kampionatin italian, “Rossonerët” kanë barazuar në dy ndeshjet e tyre të fundit me rezultat 0 me 0 kundër Torinos dhe Bolognas.

Bazuar në raportet e fundit, Milani i ka dhënë Gattusos afat deri në fund të dhjetorit për të vërtetuar vetën ose ata do të bëjnë ndryshime.

Fiorentina, Frosinone dhe Spali janë tre rivalët e tyre të ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme