Milani i gatshëm të ofrojë para dhe një lojtar për ish-yllin e Interit

12:05 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Milani është i interesuar për mesfushorin e majtë të Genoas, Diego Laxaltin dhe mund ta ofrojë edhe Andrea Bertolaccin për ta ulur çmimin për të.

“Kuq e zinjtë” pritet ta transferojnë Ivan Strincin nga Sampdoria në verë, por drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli është duke punuar edhe rreth marrëveshjeve tjera, transmeton Express.

Sipas Tuttosport, Milani është i interesuar ta sjellë Laxaltin në “San Siro”, pasi është mahnitur nga paraqitjet e tij për Genoan.

Genoa mund t’i kërkojë të paktën 10 milionë euro për ish-lojtarin e Interit, por Milani ka dy lojtarë që mund t’i përfshijë në marrëveshje për ta ulur këtë çmim, Bertolaccin apo Gianluca Lapadulan./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme