AC Milani raportohet të jetë i gatshëm për shitjen e tre lojtarëve në janar në mënyrë për të krijuar fonde për financimin e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic.
Ish reprezentuesi i Suedisë është duke u përfolur për një rikthim sensacional në Milan pas konfirmimit këtë javë se do të largohet nga LA Galaxy pas dy viteve mjaftë të suksesshme në MLS, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic deklaroi në fillim të këtij viti se ende ka aftësi pavarësisht moshës 38 vjeçare për të bërë dallimin në Itali dhe sipas La Gazetta dello Sport, Milani është i përgatitur për t’i ofruar atij 3.5 milionë funta pagë.
Gazeta italiane pretendon se Milani, i cili qëndron në pozitën e 14-të në Serie A, do të synoj të siguroj 52 milionë funta me shitjen e Fabio Borinit, Franck Kessies dhe Ricardo Rodriguez kur të hapet merkato e transferimeve në janar.
Por, sulmuesi veteran ka disa opsione në tavolinë për shkak se Napoli dhe Bologna kanë shprehur gjithashtu interesim për shërbimet e tij./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...