Paris Saint-Germain është i hapur që ta shesë Layvin Kurzawan në afatin kalimtar ta janarit.
Mbrojtësi francez ka kontratë me parisienët deri në fund të këtij sezoni, andaj ka refuzuar që ta rinovojë atë.
Kështu, kampioni në fuqi i Ligue 1 nuk dëshiron ta humbasë Kurzawan me parametra zero dhe po planifikon që ta shesë në dimër.
Sipas L’Equipes, Milani është skuadra më e interesuar për transferimin e mbrojtësit francez.
Nëse Rossonerët arrijnë ta bindin lojtarin që të kalojë në San Siro, atëherë do t’i paguajnë PSG-së rreth pesë milionë euro.
Mediumi francez bënë të ditur se në garë për Kurzawan janë edhe gjashtë skuadra nga Liga Premier, por pa cekur emra./telegrafi/
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin