Sky Italia raporton se Milani është në negociata të avancuara për mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.
Rossonerët po kërkojnë të përforcohen në mesfushë këtë verë, por drejtori i përgjithshëm, Leonardo, e pranon që nuk mund të blihen lojtarë të shtrenjtë.
I fundit që u përfol ishte Sergej Milinkovic-Savic, që çmimi i tij mbetet i paarritshëm.
Tani edhe Sky raporton se bisedimet janë të avancuara për Bakayokon, për huazim me opsionin për të blerë në fund.
23-vjeçari u bashkua me Blutë verën e kaluar për 45 milionë euro nga Monaco, por nuk ka arritur të bëjë përshtypje në sezonin e tij të parë.
Stili i tij nuk ka gjasa që t’i përshtatet stilit të lojës së Maurizio Sarri që tashmë është trajner.
Por në anën tjetër ai duket ideal për trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...