Milani fiton, por Atalanta sa nuk e befasoi në fund

22:46 | 3 Tetor 2021
KRG

Milani ka fituar 3-2 në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Pas vetëm një minute nga starti i ndeshjes, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Davide Calabrias.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, mysafirët arritën të shënonin edhe një herë, tani përmes Sandro Tonalit (43’).

Në 45 minutat e dytë, Milani ishte sërish i përkushtuar në shënimin e golave të tjerë, por që realizoi vetëm një herë.

Ishte minuta e 78-të, kur Theo Hernandez asistoi për Rafael Leaon që realizoi për 3-0.

Atalanta nuk u dorëzuar dhe realizoi gol me anë të Duvan Zapatas (86′) për 3-1.

Deri në fund, vendasit arritën të shënonin edhe njëherë, tani pëmes Mario Pasalic në minutën e 90+4, me Zapatan që ishte asistues.

Pas javës së shtatë, Milani gjendet në vendin e dytë me 19 pikë, ndërsa Atalanta në të tetin me 11 sosh.

Në xhiron e tetë, Rossonerët do të përballen me Veronën në San Siro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme