Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Ekipi i Stefano Piolit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr fitoren e dytë pas asaj ndaj Interit në derbi dhe me këto tri pikët është bërë lider i kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç disa rasteve arriten të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm erdhi në minutën e tetë me anë të sulmuesit Rafael Leao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të shkëlqyer të portierit Mike Maignan.
Në pjesën e dytë, loja ishte më e barabartë, me mysafirët që menaxhonin lojën në kërkim të barazimit, por me vendasit që patën më shumë raste për gol.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, portat mbeten të paprekura dhe Rossonerët arritën të marrin tri pikë shumë të vlefshme me një fitore minimale 1-0.
Me këtë fitore, Milani merr pozitën e parë në tabelë me 55 pikë apo një më shumë se Interi i dyti, por me një ndeshje më pak, ndërsa Sampdoria renditet e 16-të me 23 pikë.
Në javën e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Salernitana, ndërsa Sampdoria e pret Empolin.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës