Milani fiton lehtësisht ndaj Hellas Verona

20:07 | 5 Maj 2018
Arbresh.info

Milan ka shënuar fitore 4:1 në ‘San Siro’ ndaj Hellas Verona, skuadër e cila edhe matematikisht ka rënë nga Serie A.

‘Rossonerët’ nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren ndaj Hellas Verona, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie A.

Calhanoglu e hapi serinë e golave kur shënoi në minutën e 11’.

Në minutën e 32’, Cutrone me një kthesë të bukur, dyfishoi epërsinë në 2:0.

Me të filluar pjesa e dytë, Milan shënoi golin e tretë përmes Abates.

E gjitha që bënë mysafirët të cilët që nga sezoni tjetër do të jenë në Serie B, ishte një gol i shënuar nga Lee në minutën e 85’.

Milani nuk u ndal, dhe shënoi golin e katërt në minutën e 89’ me anë të Borinit, për 4:1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme