Milani fiton derbin ndaj Romës, një pikë më pakë sesa lideri i tabelës

20:45 | 6 Janar 2022
KRG

Tashmë ka përfunduar ndeshja AC Milan-AS Roma.

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore bindëse ndaj Romës me rezultat 3-1.

Goli i parë erdhi në minutën e 8-të të ndeshje ku është akorduar një penallti në favor të Milanit.

Penalltinë e ka ekzekutuar Olivier Giroud icili është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Lexo edhe:

Milani e gjen Romën në gjumë, fiton epërsinë vetëm pas 7 minutash

Ndërsa në minutën e 17-të Messias shënoi golin e dytë për Milanin ku edhe e dyfishojë epërsinë.

Lexo edhe:

Milani dyfishon epërsinë ndaj Romës

Roma ngushton epërsinë e Milanit në minutën e 40-të me golin e Tammt Abraham.

Për më shumë shikoni golin: Video

Pjesa e parë e ndeshje përfundoj në favor të milanit me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë rossonerët kanë pasur telashe të mëdha, ku në minutën e 74-të Rick Karsdorp është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe është detyruar të largohet nga fusha.

Milani vendosi ta siguroj mirë rezultatin,  ku në minutën e 82-të shënuar edhe golin e tretë  ku autor i golit ishte Rafael Leao.

Për më shumë shikoni golin: Video

Siç dukej, fati nuk ishte në anën e Romës, ku në minutat e fundit shtesë, Gianluca Mancini është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë dhe është detyruar të largohet nga fusha.

Roma me dy lojtarë më pak në minutat e fundit nuk kishte dot forcë më për të sulmuar, andaj qëndronin më shumë në pjesën e tyre të fushës.

Në minutat shtesë, është akorduar një penallti në favor të Milanit, por për fat të keq, Zlatan Ibrahimovic nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-1.

Pas kësaj ndeshje, Milan renditet në pozitën e dytë ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë 45 pikë, një p[ikë më pak sesa lideri i tabelës, Inter, i cili ka 46 pikë.

Ndërsa Roma gjendet në pozitën e 7-të me 32 pikë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme