Në Milan kanë nisur të pëshpëritin për arritjen e Luka Modric dhe janë të bindur që pavarësisht se duket shumë e vështirë, gjithçka është e mundur.
Ata janë duke u bazuar në faktin se me arritjen e lojtarëve të rinj në pozitën e tij në qendër te Real Madridi, gjërat vetëm se do të lehtësohen për ta, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Il Corriere della Sera, gjiganti evropian pret në formë hipotetike arritjen e Paul Pogbas, Christian Eriksenit ose Van de Beek për t’i hapur më pas derën për largim reprezentuesit kroat.
Megjithatë, ekziston një proces tjetër shumë i vështirë – bëhet fjalë për pagën e tij dhe tarifën e transferimit.
Po ashtu, kujtojmë se Milani është nën hetime rreth rregullave për Financial Fair-Play./arbresh.info/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel,...
Osmani i prinë sot manifestimit tradicional “Ecja Simbolike”...
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë
Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën në shtetet e pavendo...