Milani ende në pritje të parave të Li

10:40 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Milani ende nuk i ka marrë 10 milionë eurot që pronari i klubit, Yonghong Li, ia dërgoi të martën e kaluar, raportojnë mediat italiane.

Biznesmen kishte premtuar rritje kapitale për t’u siguruar se klubi operon në mënyrë efektive deri në fund të sezonit. Javën e kaluar u raportua se paratë ishin dërguar nga Kina.

Sipas numrit të sotëm të Gazzetta dello Sport, paratë ishin dërguar të martën e kaluar, por deri tani nuk kanë arritur në bankë.

Askush në klubin kuq e zi nuk dyshon se paratë do të mbërrijnë, raporton gazeta italiane, por afati i fundit është nesër.

Edhe 27.4 milionë euro duhet patjetër të paguhen deri më 30 qershor, në çfarëdo forme që bordi i drejtorëve e sheh të volitshme.

Li është duke kërkuar ta rifinancojë huan prej 303 milionë euro që e mori nga Elliott Management për ta blerë klubin italian, megjithatë nëse biznesmeni kinez nuk arrin ta paguajë borxhin deri në tetor, kompania Elliott mund ta marrë klubin nën zotërim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme