Milani ka fituar ndeshjen e xhiros së parë në Serie A, ndaj Udineses.
4:2 është rezultati i ndeshjes në ‘San Siro’.
Milani fillimisht ishin në disavatazh, pas golit të hershëm të shënuar nga Udinese, me anë të Becao në minutën e 2`.
Por, kampioni në fuqi u rikthyen shpejtë, pasi arritën të rikthejnë rezultatin.
Fillimisht shënoi Theo Hernandez nga pika e bardhë, në minutën e 12` dhe Ante Rebic në të 15`.
Pas dy golave të shpejtë, Milani po kërkonin edhe të tretin, por nuk arritën ta shënojnë.
Në minutat shtesë ishte Masina që shënoi dhe barazoi rezultatin në 2:2.
Pjesa e dytë më e mirë ishte për vendasit, pasi shënuan edhe dy herë.
Ishte Brahim Diaz që i dhuroi epërsinë ‘Rossonerëve’, pasi shënoi në minutën e 46`.
Golin e katërt dhe të dytin personal në këtë takim e realizoi Rebic, në minutën e 68.
Kështu Milani merr fitoren e parë në edicionin e ri të ligës italian.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...