Milani është duke insistuar në transferimin e Isco Alarcon nga Real Madridi në këtë afat kalimtar veror.
Rossonerët ka kohë që po interesohen për spanjollin, mirëpo Los Blancos nuk ishin të gatshëm ta shesin.
Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Real Madridi është i gatshëm që të shesë Iscon, derisa kërkojnë 18 milionë euro për kartonin e tij.
Milani e kërkon huazimin e tij me të drejt blerje, derisa ofrojnë 15 milionë euro, e q mund të përfshihen edhe bonuset.
Mirëpo, një problem tjetër për klubin nga Serie A është edhe paga e lojtarit, që shkon në 6.5 milionë euro.
Isco duhet të pajtohet që të ulë pagën e tij, pasi Milani nuk ofron më shumë se katër milionë euro. /Telegrafi/
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...