Milani i vendos ultimatum Gigio Donnarumës.
Klubi kuqezi është irrituar me portierin e talentuar, dhe më shumë me agjentin Mino Raiola për çështjen e rinovimit të kontratës.
Milani ia ka bërë të qartë portierit se është gati ta lërë në tribunë për një vit në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës brenda fundit të qershorit.
Milan-i i ka ofruar Donnarumma-s 3.5 milionë euro në sezon kundrejt 250 mijë eurove që lojtari merr aktualisht, por Raiola po fiton kohë duke luajtur me rritjen e interesit të klubeve të tjera europiane ndaj klientit të tij.
Juventus interesohet në Itali, ndërkohë që Manchester City dhe United në Angli janë të gatshëm që ta marrin që këtë verë duke përfituar dhe nga kjo situatë aspak e mirë.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës