Milani shpreson se do ta prezantojë Zlatan Ibrahimovicin si lojtar të ri pikërisht në 120 vjetorin e klubit më 15 dhjetor, edhe pse nuk ka ndonjë zhvillim të ri rreth kontratës së tij.
Klubi kuqezi ia ka bërë ofertë Ibrahimovicit, i cili është lojtar i lirë, duke shpresuar se suedezi do ta zgjedhë ndjesinë para parasë dhe do të pranojë të kthehet në San Siro.
38-vjeçari është lojtari i lirë pasi kontrata e tij me klubin nga MLS-ja, LA Galaxy, i skadoi këtë muaj.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, drejtuesit e Milanit shpresojnë se Ibra do t’u japë përgjigje me kohë, në mënyrë që ata ta prezantojnë atë si lojtar kuqezi më 15 dhjetor.
Kjo do t’ia mundësonte atij të ftohej si mysafir nderi në ahengun e festimit të 120 vjetorit të klubit.
Raportohet se Ibrahimovicit i është ofruar kontratë 18-mujore, e cila mund ta ketë një klauzolë lirimi që e lejon atë të largohet nga klubi në fund të sezonit. /Gazeta Express/
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...