Google ADS

Milani dhe Roma ndajnë pikët në një sfidë të zjarrtë në “San Siro”

22:48 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Milani dhe Roma kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 18-të në Serie A.

Vendasit nisën më mirë ndeshjen ku shënuan përmes Reijnders në minutën e 16-të, shkruan Arbresh.info.

Por nuk vonoi shumë dhe Dybala pas vetëm shtatë minutash.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, trajneri Fonseca u ndëshkua më karton të kuq pas protestave të vazhdueshme për një penallti që arbitri nuk e akordoi për Milanin.

Roma pati disa mundësi të mira në pjesën e dytë me anë të Dovbyk e Dybalas, mirëpo Maignan ishte në vend.

Një rast të shkëlqyer e pati edhe Chukëueze i Milanit por goditja e tij u ndal nga portieri i Romës.

Pas javës së 18-të Milani shkon në kuotën e 27 pikëve dhe mban pozitën e tetë në tabelë, ndërsa Roma renditet e 10-ta me 20 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme