Milani dhe Bologna ndahen në barazim në ndeshjen e katër golave

23:08 | 27 Janar 2024
KRG

Milani ka barazuar me Bolognan me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që arritën të shënonin të parë në minutën e 29-të. Ishte Joshua Zirkzee që shënoi gol të bukur nga afër për 1-0.

Milani fitoi penallti në minutën e 42-të, por Olivier Giroud u ndal nga Lukasz Skorupski.

Por kuqezinjtë arritën të barazonin në minutën e 45-të, kur Davide Calabria asistoi te Ruben Loftus-Cheek që shënoi për 1-1.

Pjesa e dytë nuk kishte shumë gjera deri në 15 minutat e fundit që u kthye në zjarrtë.

Milani fitoi penallti, por as kësaj radhe nuk shënoi me Theo Hernandez që goditi shtyllën dhe nga topi i kthyer shënoi, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Por sërish pasi humbën penalltinë, kuqezinjtë arritën të shënonin në minutën e 83-të, kur Alessandro Florenzi asistoi te Loftus-Cheek që shënoi për 2-1.

Por Bologna fitoi penallti në kohën shtesë që u kthye në gol nga Riccardo Orsolini që shënoi për 2-2.

Milani pas këtij barazim gjendet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Bologna është e shtata me 33 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme