Milani është i interesuar për shërbimet e Riqui Puig, të cilin dëshiron ta huazojë nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Milani dhe Arsenali janë në garë për mesfushorin Riqui Puig, i cili është i padëshirueshëm nga trajneri i Barcelonës Ronald Koeman.
Së fundmi garës për shërbimet e talentit 21-vjeçar i është futur edhe skuadra angleze, Arsenal.
Puig ende nuk ka arritur të fitojë besimin e trajnerit të ri të Barçës, Ronald Koeman, përderisa është aktivizuar vetëm tre minuta në La Liga këtë sezon.
21-vjeçari po bën presion që të huazohet gjatë janarit te një skuadër tjetër, pasi që ai dëshiron të luajë dhe të tregojë aftësitë e tij.
Arsenal ka dërguar skautë për të përcjellë spanjollin, pasi ata mund të shohin atë edhe si një alternativ të Houssem Aouar dhe Julian Brandt./Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...