Google ADS

Milan vendos të mos e dënojë Rebic-in, që mori karton të kuq ndaj Juventus-it

15:12 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

AC Milan nuk do ta dënojë sulmuesin Ante Rebic, i cili u ndëshkua më të kuq në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventus-it, shkaku që kishte kërkuar falje.

Sulmuesi në minutën e 18-të bëri një faull të rrezikshme të Danilo dhe menjëherë u ndëshkua me të kuq, transmeton portali arbresh.info.

Ndeshja përfundojë me rezultat të barabartë 0 – 0, por “Zonja e Vjetër” u kualifikua në finale shkaku i golit si mysafirë në ndeshjen e parë.

Sipas Gazzetta dello Sport, kroati nuk do dënohet nga Milan-i, sepse pas ndeshjes iu kërkojë falje bashkëlojtarëve dhe trajnerit Stefano Piolo.

Ndeshja e radhës për “Rosonerët” është kundër Lecce-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme