Milan vendos për Gennaro Gattuson

12:03 | 7 Shkurt 2018
Arbresh.info

Trajner Gennaro Gattuso ka marrë mbështetje për qëndrim në postin e trajnerit në Milan.

Mediat italiane raportojnë se klubi ka vendosur ta mbështesë Gattuson në detyrën e strategut të “Rossonerëve”.

Gattuso mori drejtimin e Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Ai ka thënë se do të bëjë gjithqka në fuqinë e tij për t’i përmirësuar rezultatet e Milanit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme