Google ADS

Milan triumfon ndaj Romës në “San Siro”

19:13 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

AC Milan ka arkëtuar tri pikë mjaftë të rëndësishme kundër rivalit, AS Roma, ndeshje e cila u zhvillua në “San Siro”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje mjaftë të mirë me shumë raste, ndërsa “Rosonerët” fituan me rezultat 2 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, të dy skuadrat provuan, por assesi nuk gjetën rrugën drejt golit.

Ndërsa të dy golat e vendasve u realizuan në pjesën e dytë.

Ishte Ante Rebic që në minutën e 76-të zhbllokoi shifrat, të cilit iu kthye topi pas gjuajtjes gërshërë së Franck Kessie, të cilin e priti portieri dhe me goditjen e dytë kaloi Milan-in në epërsi.

Ndërsa, golin e fitores e realizojë Hakan Çalhanouglu nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Milan ngritët në pozitën e shtatë me 42 pikë, ndërsa Roma renditët në pozitën e pestë me 48 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/ActualiteMilan/status/1277287934568337408

https://twitter.com/CalcioACMilan/status/1277287495521239040

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme