Ka përfunduar ndeshja Milan-Torino që është duke u zhvilluar në San Siro, me rezultat 0-0
Ishte një ndeshje ku topin më shumë në këmbë e pati skuadra e Torinos derisa Donnarumma u ndëshkua me karton të kuq pas sjelljeve jo të mira sportive në fushë kur po zhvillohej minuta e 73-të e ndeshjes.
Vojvoda në këtë ndeshje startoi nga minuta e parë, por ai u detyrua që të largohet për shkak se u lëndua në krah në minutën e 84-të ku u zëvendësua me Lukicin.
Nga ndeshja është larguar po ashtu Zlatan Ibrahimovic qysh me fillimin e pjesës së parë.
Pas përfundimit të kohës se rregullt pritet që të luhen shtesat me dy herë nga 15 minuta.
Në rast se nuk ka gola as në shtesa do të ekzekutohen penalltitë.
Fituesi do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj