Milan është duke shfaqur interesim për yllin e Romës, Cengiz Under në afatin e janarit.
Turku është i lidhur me largimin nga “Romakët” sepse nuk është duke arritur të jetë në formacionin e parë, për shkak të lëndimeve të shumta, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, “Rosonerët” janë në bisedime me agjentin e lojtarit për ndonjë transferim të mundshëm këtë muaj.
Besohet që edhe 22-vjeçari dëshiron transferimin në “San Siro” me shpresën të fitojë më shumë minutazh.
Under është te Roma që nga viti 2017 kur u transferua nga gjiganti turk Basaksehir për 14.25 milionë euro.
Që nga ajo kohë ka qenë i pranishëm në 79 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola derisa ka kontribuar me 11 asistime./arbresh.info.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi